Studentja e Mjekësisë: Kuotat i kanë marrë vajza e deputetit dhe djali i ministrit

Studentja e Mjekësisë: Kuotat i kanë marrë vajza e deputetit dhe djali i ministrit

E ftuar në “Review” me Greta Topjanën, studentja e vitit të katërt të Mjekësisë, Dhimitra Nushi, u ndal edhe te protesta e madhe që pritet të mbahet të shtunën, ndërsa theksoi se një nga arsyet që i nxjerr të rinjtë në protesta është mungesa e meritokracisë. Ajo solli si shembull rastet kur, sipas saj, mundësitë për të përfituar kuota i kanë pasur fëmijët e deputetëve, të ministrave apo persona të tjerë.

“Presim që nesër në protestë të na bashkohet edhe diaspora, por edhe studentët, qytetarët e thjeshtë dhe nxënësit e shkollave, si dhe studentët që nuk kanë pasur mundësi të na bashkohen gjatë javës. Unë jam duke protestuar sepse dua sigurinë që nesër, kur të dal në tregun e punës, të konkurroj me ndershmëri dhe barazi, pra të ketë meritokraci. Mendoj se nuk ka meritokraci, sepse të gjithë e dimë të vërtetën. Po flas për fushën time: në Shqipëri ka shumë pak kuota dhe, nga ato që kam parë, i ka marrë gjithmonë vajza e deputetit, djali i ministrit, vajza e ministrit apo personi X. Pra, nuk ka pasur meritokraci për studentin apo specializantin që vërtet e ka merituar. Ka pasur studentë ekselentë, me bursa, të cilët janë detyruar të shkojnë jashtë shtetit për t’u specializuar duke u ndarë nga familjet e tyre në Shqipëri”, tha ajo.

The post Studentja e Mjekësisë: Kuotat i kanë marrë vajza e deputetit dhe djali i ministrit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.