Studimi: Hakerët e Koresë së Veriut vodhën mbi 2 miliardë dollarë vetëm në vitin 2025

Hakerët e lidhur me regjimin e Koresë së Veriut kanë arritur të vjedhin mbi 2 miliardë dollarë gjatë vitit 2025, një rekord i ri për aktivitetet kibernetike të këtij shteti, sipas një raporti të publikuar nga kompania kërkimore Elliptic. Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, këto vjedhje përfaqësojnë rreth 13% të Prodhimit të Brendshëm Bruto [...]Read More...

Studimi: Hakerët e Koresë së Veriut vodhën mbi 2 miliardë dollarë vetëm në vitin 2025

Hakerët e lidhur me regjimin e Koresë së Veriut kanë arritur të vjedhin mbi 2 miliardë dollarë gjatë vitit 2025, një rekord i ri për aktivitetet kibernetike të këtij shteti, sipas një raporti të publikuar nga kompania kërkimore Elliptic.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, këto vjedhje përfaqësojnë rreth 13% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të këtij shteti të izoluar.

Agjencitë perëndimore të sigurisë besojnë se fondet e siguruara përmes këtyre sulmeve kibernetike përdoren për të financuar programet bërthamore dhe raketore të regjimit të Phenianit. Gjatë viteve të fundit, grupet e njohura të hakerëve si Lazarus Group janë fokusuar në sulme ndaj kompanive të kriptomonedhave, duke arritur të përvetësojnë shuma të mëdha të aseteve dixhitale.

Sulmi më i madh: 1.4 miliardë dollarë të vjedhur nga ByBit. Sulmi më i rëndë i këtij viti ndodhi në muajin shkurt, kur platforma e këmbimit të kriptomonedhave ByBit u sulmua dhe hakerët arritën të marrin 1.4 miliardë dollarë.

Ndërkohë, raporti i Elliptic paralajmëron se tashmë objektivi i hakerëve janë gjithnjë e më shpesh individët me pasuri të lartë, të cilët shpesh nuk kanë masat mbrojtëse të kompanive.

“Shënjestrimi i individëve, që rrallë bëhet publik nënkupton se shifra reale e vjedhjeve të kryera nga Koreja e Veriut mund të jetë edhe më e lartë”, tha Dr. Tom Robinson, shkencëtar i lartë në Elliptic.

Sipas tij, shumë raste të tjera mbeten të panjohura ose nuk raportohen, pasi identifikimi i saktë i burimit të sulmeve kibernetike është i vështirë.

Viti 2025, rekord historik i vjedhjeve nga Koreja e Veriut

Elliptic vlerëson se vlera totale e kripto-aseteve të vjedhura nga Koreja e Veriut ndër vite tashmë ka kaluar 6 miliardë dollarë. Vetëm në vitin 2025, përveç sulmit ndaj ByBit, janë regjistruar mbi 30 sulme të tjera, të cilat i atribuohen këtij regjimi.