Sulm me thikë në Finlandë, plagosen disa persona

Disa persona u plagosën me thikë pranë një qendre tregtare në qytetin e Tamperes, Finlandë, dhe një i dyshuar është arrestuar, njoftoi policia në një deklaratë. “Situata nuk është më e rrezikshme. Të plagosurit po marrin ndihmën e parë”, shtuan ata, duke theksuar se nuk ishin në gjendje të specifikonin menjëherë numrin e viktimave. Disa [...]Read More...

Sulm me thikë në Finlandë, plagosen disa persona

Disa persona u plagosën me thikë pranë një qendre tregtare në qytetin e Tamperes, Finlandë, dhe një i dyshuar është arrestuar, njoftoi policia në një deklaratë.

“Situata nuk është më e rrezikshme. Të plagosurit po marrin ndihmën e parë”, shtuan ata, duke theksuar se nuk ishin në gjendje të specifikonin menjëherë numrin e viktimave.

Disa makina policie dhe ambulanca u dërguan shpejt në vendin e sulmit, sipas mediave lokale.

Zona jashtë qendrës tregtare ‘’Ratina’’ në Tampere u rrethua dhe policia ende po merrte në pyetje dëshmitarët e vendit të ngjarjes, më shumë se një orë pas incidentit.

Qyteti i Tampere, me një popullsi prej afërsisht 260 000 banorësh, ndodhet 180 kilometra në veri të Helsinkit./abcnews.al