Sulm në stacionin e policisë/ Turqi, i mituri vret dy oficerë

Në qytetin turk të Izmirit, pati një sulm të rëndë ndaj stacionit të policisë, në të cilin u vranë dy oficerë policie dhe një u plagos, konfirmuan autoritetet turke. Sulmi ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit në vendbanimin Balçova, kur një 16-vjeçar i identifikuar si Eren Bigül, doli përpara stacionit të policisë Salih İşgören me [...]Read More...

Sulm në stacionin e policisë/ Turqi, i mituri vret dy oficerë

Në qytetin turk të Izmirit, pati një sulm të rëndë ndaj stacionit të policisë, në të cilin u vranë dy oficerë policie dhe një u plagos, konfirmuan autoritetet turke.

Sulmi ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit në vendbanimin Balçova, kur një 16-vjeçar i identifikuar si Eren Bigül, doli përpara stacionit të policisë Salih İşgören me një pushkë gjahu dhe qëlloi.

Sipas informacionit zyrtar, një polic u plagos, ndërsa dy të tjerë u vranë.

Polici i plagosur u transferua në Spitalin Kërkimor dhe Klinik të Universitetit Dokuz Eylül, ku mori ndihmë mjekësore.

Sulmuesi u qëllua fillimisht dhe më pas u godit nga një kalimtar me një karrige, gjë që i lejoi të tjerëve ta rrëzonin përtokë dhe ta dorëzonin në polici.

BREAKING: 16-year-old gunman attacks police station in western province of Izmir in Turkey, killing 2 police officers. Video shows moment suspect was shot.

— AZ Intel (@AZ_Intel_) September 8, 2025