Sulme ajrore ruse në Zaporizhzhia, 16 të vrarë dhe mbi 35 të plagosur në një burg

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur nga një sulm ajror rus gjatë natës në rajonin e Zaporizhzhias, në jugperëndim të Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet lokale ukrainase. Guvernatori rajonal Ivan Fedorov shkroi në aplikacionin Telegram se goditja kishte shkatërruar ndërtesat e një institucioni korrektues (burgu), ndërsa shtëpi [...]Read More...

Sulme ajrore ruse në Zaporizhzhia, 16 të vrarë dhe mbi 35 të plagosur në një burg

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur nga një sulm ajror rus gjatë natës në rajonin e Zaporizhzhias, në jugperëndim të Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet lokale ukrainase.

Guvernatori rajonal Ivan Fedorov shkroi në aplikacionin Telegram se goditja kishte shkatërruar ndërtesat e një institucioni korrektues (burgu), ndërsa shtëpi private përreth janë dëmtuar rëndë.

Sipas zyrtarëve lokalë, ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse të muajve të fundit në territorin ukrainas.

Në një tjetër sulm të ndarë në rajonin Dnipropetrovsk, katër persona u vranë dhe disa të tjerë mbetën të plagosur, sipas burimeve nga administrata rajonale.

Fedorov bëri të ditur se forcat ruse kanë lëshuar tetë goditje ajrore në distriktin e Zaporizhias, duke përdorur, sipas tij, bomba ajrore me shpërthim të lartë.

Që prej nisjes së agresionit të gjerë në vitin 2022, forcat ruse kanë sulmuar rregullisht rajonin e Zaporizhzhias duke përdorur dronë, raketa dhe bomba ajrore./abcnews.al