Sulme në Gaza/ Pritet marrëveshje për armëpushim, por vazhdon vrasja e civilëve
Rreth 180 palestinezë janë vrarë dhe 581 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit. Sulmet ajrore dhe të shtënat me armë vranë edhe 45 persona që po përpiqeshin të merrnin ndihmë humanitare. Pesë persona u vranë ndërsa ndodheshin jashtë vendeve ku shpërndahen ndihma nga Fondacioni Humanitar [...]Read More...

Rreth 180 palestinezë janë vrarë dhe 581 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit.
Sulmet ajrore dhe të shtënat me armë vranë edhe 45 persona që po përpiqeshin të merrnin ndihmë humanitare.
Pesë persona u vranë ndërsa ndodheshin jashtë vendeve ku shpërndahen ndihma nga Fondacioni Humanitar i Gazës, organizata e sapokrijuar amerikane e mbështetur nga Izraeli, ndërsa 40 të tjerë u vranë duke pritur për ndihmë në vende të tjera në të gjithë Rripin e Gazës.
Ndërkohë sulmet ajrore që goditën tendat ku strehohen palestinezët e zhvendosur vranë të paktën 15 persona, ndërsa një sulm tjetër në një shkollë që ishte kthyer gjithashtu në strehë, vrau po aq njerëz.
Sulmet më të fundit vijnë teksa popullsia e enklavës pret me ankth arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Izraeli ishte pranuar një armëpushim 60 ditor, teksa grupimi palestinez tha se po shqyrton propozimet, duke këmbëngulur për një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës.
Kjo marrëveshje për Hamasin, duhet gjithashtu të përfshijë largimin e forcave izraelite nga rripi i Gazës.