Sulmi izraelit në Doha, kryeministri i Katarit mesazh ndërkombëtarëve: Jo ‘standarde të dyfishta’
Kryeministri i Katarit i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të heqë dorë nga “standardet e dyfishta” dhe ta dënojë Izraelin për të gjitha krimet që ka bërë. Në Katar zhvillohet një takim urgjent i thirrur si përgjigje të sulmit të paprecedentë izraelit ndaj anëtarëve të Hamasit në Doha. Sulmi vdekjeprurës, i kryer nga një aleat i SHBA-së në territorin [...]Read More...

Kryeministri i Katarit i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të heqë dorë nga “standardet e dyfishta” dhe ta dënojë Izraelin për të gjitha krimet që ka bërë.
Në Katar zhvillohet një takim urgjent i thirrur si përgjigje të sulmit të paprecedentë izraelit ndaj anëtarëve të Hamasit në Doha.
Sulmi vdekjeprurës, i kryer nga një aleat i SHBA-së në territorin e një aleati tjetër, shkaktoi një valë kritikash, ndër to edhe një kritikë nga Presidenti Donald Trump ndaj Izraelit.
Ministri i Jashtëm i SHBA-së Marco Rubio, tha para gazetarëve se presidenti nuk ishte “i kënaqur” me këtë sulm, por këmbënguli se sulmi nuk do të “ndryshojë natyrën e marrëdhënies sonë me izraelitët”.
Mbledhja e jashtëzakonshme e udhëheqësve arabë dhe atyre të vendeve islamike do të shërbejë si një shfaqje e theksuar e unitetit midis vendeve të Gjirit Persik dhe do të kërkojë të ushtrohet më shumë presion mbi Izraelin, i cili tashmë po përballet me thirrje në rritje për t’i dhënë fund luftës dhe krizës humanitare në Gazë.