Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, viktima edhe gazetarë/ OKB: Duhet të ketë drejtësi!

OKB ka kërkuar hetime më të detajuara lidhur me sulmin e ndodhur në një spital në Gaza ku u vranë 20 persona, mes të cilëve edhe gazetarë. Gjithashtu OKB thekson se një situatë e tillë e rëndë, kërkon drejtësi dhe se Izraeli duhet të hetojë vrasjet në Gaza. “Duhet të ketë drejtësi”, tha zëdhënësi i [...]Read More...

Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, viktima edhe gazetarë/ OKB: Duhet të ketë drejtësi!

OKB ka kërkuar hetime më të detajuara lidhur me sulmin e ndodhur në një spital në Gaza ku u vranë 20 persona, mes të cilëve edhe gazetarë.

Gjithashtu OKB thekson se një situatë e tillë e rëndë, kërkon drejtësi dhe se Izraeli duhet të hetojë vrasjet në Gaza.

“Duhet të ketë drejtësi”, tha zëdhënësi i zyrës së OKB Thameen Al-Kheetan, ndërsa ritheksoi se numri i gazetarëve të vrarë ngriti shumë pyetje në lidhje me shenjëstrimin e punonjësve të medias.

Kujtojmë se të hënën Izraeli goditi dy herë spitalin Nasser, spitalin e fundit publik funksional në jug të Gazës. Zyra e kryeministrit izraelit tha se “shpreh keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike” që ndodhi dhe se ushtria Izraeli po kryente hetimet.

/abcnews.al/