Sulmi ndaj centralit bërthamor në Fordow të Iranit, Pentagoni tregon pamje të operacionit
Pentagoni ka publikuar pamje të sulmit amerikan ndaj centralit bërthamor Fordow të Iranit, disa ditë më parë. Pamjet, sipas BBC, ishin pjesë e një informimi tepër të detajuar mbi sulmet kundër programit bërthamor të Iranit. Në këto pamje shfaqet ndikimi i njërës prej gjashtë bombave “shkatërruese të bunkerëve” të hedhura dhe shpërthimin e madh që [...]Read More...

Pentagoni ka publikuar pamje të sulmit amerikan ndaj centralit bërthamor Fordow të Iranit, disa ditë më parë.
Pamjet, sipas BBC, ishin pjesë e një informimi tepër të detajuar mbi sulmet kundër programit bërthamor të Iranit.
Në këto pamje shfaqet ndikimi i njërës prej gjashtë bombave “shkatërruese të bunkerëve” të hedhura dhe shpërthimin e madh që pasoi.
Më 22 qershor, SHBA sulmoi tre uzinat iraniane për pasurim të uraniumit, në Isfahan, Fordo dhe Natanz. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pohoi se qendra kyç bërthamore iraniane janë “zhdukur”, ndërsa Irani pretendoi se ka larguar materialin bërthamor nga centralet para sulmeve./abcnews.al