Sulmi në qendrën e emigrantëve/ Dy të vrarë dhe një i plagosur në Dallas, vetëvritet autori
Një person i armatosur sulmoi këtë të mërkurë një qendër të ndalimit të emigrantëve të Paligjshëm në Dallas në qytetin e Teksasi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke vrarë dy persona dhe duke plagosur rënde një tjerë. Viktimat dhe personi i plagosur ishin emigrantë të paligjshëm të ndalur nga Autoritetet në Shtetet e Bashkuara. [...]Read More...

Një person i armatosur sulmoi këtë të mërkurë një qendër të ndalimit të emigrantëve të Paligjshëm në Dallas në qytetin e Teksasi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke vrarë dy persona dhe duke plagosur rënde një tjerë.
Viktimat dhe personi i plagosur ishin emigrantë të paligjshëm të ndalur nga Autoritetet në Shtetet e Bashkuara. Autoritetet Amerikane raportuan se autori u vetëvra me armë zjarri ndërsa FBI-ja Amerikane tha se po e trajton rastin si një akt të qëllimshëm dhune.
Kash Patter, drejtori i FBI-së Amerikan publikoi fotografi në rrjetin social X ku dukeshin fishekë të zbrazët që kishin të shkruar frazën Anti ICE që tregonte se autori ishte kundër punës që Shërbimi I Emigracionit dhe Doganave po bënte në arrestimin e personave me qëndrim ilegal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me deportimin e tyre.
Qëndra e sulmuar këtë të mërkurë në qytetin e Dallas në Teksas ishte një qendër e menaxhuar nga Shërbimi i Emigracionit dhe Doganave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë qendër emigrantët ilegal dërgoheshin përkohësisht vetëm për pak orë për tu kryer verifikimi I identitetit të tyre, përpara se të dërgohen në paraburgim dhe më pas të deportohen.
Policia Amerikane deklaroi se fatmirësisht asnjë prej efektivëve të tyre nuk mbeti I plagosur në këtë operacion. FBI-ja amerikane nuk ka zbuluar deri më tani emrin e autorit të krimit të rëndë si dhe identitetin e viktimave.