Sulmohet roja i kafiterisë me thikë – Policia arreston dy persona në Ferizaj
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 25 korrik 2025, rreth orës 20:55, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, të përfshirë në një sulm të rëndë fizik. Sipas njoftimit, të dyshuarit, së bashku edhe me dy persona tjerë që ndodhen në arrati, kanë sulmuar me mjete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 25 korrik 2025, rreth orës 20:55, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, të përfshirë në një sulm të rëndë fizik.
Sipas njoftimit, të dyshuarit, së bashku edhe me dy persona tjerë që ndodhen në arrati, kanë sulmuar me mjete të forta dhe me mjet të mprehtë – thikë, një viktimë mashkull kosovar. Viktima ishte duke ushtruar detyrën si sigurim fizik në një kafiteri në momentin e sulmit.
Për shkak të lëndimeve të marra, ai fillimisht ka marrë ndihmë në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, pasi gjendja e tij është konsideruar e rëndë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy personave të tjerë të përfshirë në rast.