Sulmohet selia e PS-së, fishekzjarrë edhe drejt policisë te Banka e Shqipërisë, policia shqiptare kundërpërgjigjet

Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve, ndërsa është sulmuar me fishekzjarrë selia e Partisë Socialiste.
Ndërkohë, po ashtu pranë Bankës së Shqipërisë janë hedhur fishekzjarrë në drejtim të efektivëve të policisë.
Policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, për t’i larguar.
Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar, me incidente të raportuara në disa zona të qytetit.
Gjatë protestës, grupe protestuesish kanë hedhur lëndë piroteknike drejt efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Më herët, janë raportuar edhe djegie të koshave të mbeturinave në rrugë dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



