“Sapo jam sulmuar në Rahovec nga 3 veta”, Labinot Rexha përfundon në emergjencë

“Sapo jam sulmuar në Rahovec nga 3 veta”, Labinot Rexha përfundon në emergjencë

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se është sulmuar nga tre persona në Rahovec.

“Sapo jam sulmuar në Rahovec nga 3 veta”, ka shkruar Rexha, pa dhënë fillimisht detaje të tjera rreth incidentit.

Sipas informacioneve të siguruara nga Prive By Liberta Spahiu, ngjarja dyshohet se lidhet me një konflikt të kahershëm mes palëve.

Bëhet fjalë për një mosmarrëveshje me fqinjët, e cila lidhet me një çështje pronësore dhe një tokë.

Pas sulmit, Labinot Rexha ka përfunduar në Emergjencë, ku ka marrë trajtim dhe i është nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Deri tani nuk ka të dhëna të tjera zyrtare për shkallën e lëndimeve apo për zhvillimet e mëtejshme lidhur me rastin. /Telegrafi/

 Screenshot


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.