Sunaj Raça nderohet me çmimin “Aktori më i mirë” në Festivalin Ndërkombëtar në Gjenevë

Një sukses i plotë: Çmimi i Aktorit më të mirë në Festivalin e Gjenevës iu dha aktorit Sunaj Raça The post Sunaj Raça nderohet me çmimin “Aktori më i mirë” në Festivalin Ndërkombëtar në Gjenevë appeared first on Albinfo.

Sunaj Raça nderohet me çmimin “Aktori më i mirë” në Festivalin Ndërkombëtar në Gjenevë

Festivali Ndërkombëtar në Gjenevë është shembulli më i mirë i harmonisë së kulturave të vendeve të ndryshme të botës, duke u gërshëtuar në një Festival multidimensional, shkruan Albinfo.ch.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Gjenevë ka përfunduar me sukses, duke tërhequr një audiencë të madhe deri të dielën. Dy filma shqiptarë, “Silence of Sirene” dhe “Ninulla”, u prezantuan me sukses të madh, duke treguar fuqinë dhe talentin e kinematografisë shqiptare.


Një nga ngjarjet e rëndësishme të festivalit ishte ekspozita e Rame Dardanisë, e cila impresionoi vizitorët me punimet e tij të jashtëzakonshme.

Një tjetër moment i rëndësishëm ishte ndarja e çmimeve, ku çmimi i Aktorit më të mirë i shkoi aktorit të talentuar Sunaj Raça, duke dëshmuar edhe një herë për nivelin e lartë të artistëve tanë.

Interesi për këtë festival ishte i jashtëzakonshëm, dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm, në edicionin e 20-të të festivalit FIFOG, të marrim pjesë me një film të ri dhe të promovojmë një piktor të ri student në ekspozitën kolektive.

Falënderojmë të gjithë ata që bashkëpunuan dhe kontribuuan për këtë sukses të madh.

The post Sunaj Raça nderohet me çmimin “Aktori më i mirë” në Festivalin Ndërkombëtar në Gjenevë appeared first on Albinfo.