Super tufani u afrohet Filipineve, evakuohen mijëra njerëz

Mijëra njerëz janë evakuuar në Filipine teksa vendi përgatitet për një super tufan që autoritetet rajonale e kanë përshkruar si potencialisht “katastrofik”, raporton BBC. Super tufani Ragasa, me shkulme ere me shpejtësi 230 km/h, parashikohet të godasë ishujt veriorë gjatë së hënës para se të drejtohet në perëndim për në Kinën jugore. Ragasa paraqet një “rrezik [...]Read More...

Super tufani u afrohet Filipineve, evakuohen mijëra njerëz

Mijëra njerëz janë evakuuar në Filipine teksa vendi përgatitet për një super tufan që autoritetet rajonale e kanë përshkruar si potencialisht “katastrofik”, raporton BBC.

Super tufani Ragasa, me shkulme ere me shpejtësi 230 km/h, parashikohet të godasë ishujt veriorë gjatë së hënës para se të drejtohet në perëndim për në Kinën jugore.

Ragasa paraqet një “rrezik të lartë stuhish kërcënuese për jetën”, që sipas byrosë së motit në Filipine, lartësia maksimale do të tejkalojë 3 metra.

Shkollat dhe godinat qeveritare në pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin, Manila, janë mbyllur dhe autoritetet kanë paralajmëruar për përmbytje në shkallë të gjerë, rrëshqitje dheu dhe dëmtim të banesave e infrastrukturës.

Ishujt e largët Batanes ose Babuyan, ku Ragasa parashikohet të bjerë, janë shtëpia e më shumë se 20 mijë banorëve, pjesa më e madhe e të cilëve jeton në varfëri.

Ishujt shtrihen 740 kilometra në Tajvan dhe rreth 300 persona janë evakuuar nga Hualien, një komunë në lindje.

Ragasa nuk pritet të godasë drejtpërdrejt Tajvanin, por mund të sjellë furtura në bregun lindor.

Zonat pyjore dhe shtigjet natyrore në veri e lindje të Tajvanit janë mbyllur prej orëve të para të së hënës dhe tragetet kanë pezulluar lëvizjen.

Një super tufan është i barabartë me një uragan të kategorisë 5. Ragasa njihet në Filipine si Nando dhe po ndodh në një moment kur vendi sapo është çliruar nga përmbytjet disajavore që u shkaktuan nga një muson i fuqishëm.