Super vetura luksoze në ankand për Guinenë Ekuatoriale

Gjeneva do të transferojë miliona franga për një projekt shëndetësor në Guinenë Ekuatoriale. Paratë u mblodhën pasi gjykatat sekuestruan dhe nxorën në ankand 25 automjete luksoze, duke përfshirë Lamborghini dhe Ferrari, në vitin 2016. Makinat u sollën në vend nga djali i presidentit, Teodoro Obiang, transmeton albinfo.ch. Babai i tij ka qeverisur shtetin afrikan të […] The post Super vetura luksoze në ankand për Guinenë Ekuatoriale appeared first on Albinfo.

Super vetura luksoze në ankand për Guinenë Ekuatoriale

Gjeneva do të transferojë miliona franga për një projekt shëndetësor në Guinenë Ekuatoriale.

Paratë u mblodhën pasi gjykatat sekuestruan dhe nxorën në ankand 25 automjete luksoze, duke përfshirë Lamborghini dhe Ferrari, në vitin 2016.

Makinat u sollën në vend nga djali i presidentit, Teodoro Obiang, transmeton albinfo.ch.

Babai i tij ka qeverisur shtetin afrikan të pasur me naftë që nga viti 1982.

Shumica e popullsisë së vendit jeton në varfëri dhe nuk përfiton nga eksportet e naftës.

Gjykatat në Gjenevë dhe Francë e kanë dënuar Obiang për pastrim parash dhe përdorim të pahijshëm të aseteve publike.

Paratë nga ankandet, 23 milionë franga zvicerane, do të përdoren për një projekt shëndetësor që synon të ndihmojë më të prekshmit në vend.

The post Super vetura luksoze në ankand për Guinenë Ekuatoriale appeared first on Albinfo.