“Superbomba” 14 tonë/ SHBA lëshoi bombat gjigande “GBU-57” mbi centralet bërthamore në Iran

Tre janë vendet kryesore ku Irani dyshohet se pasuronte uranium, me qëllim zhvillimin e armëve bërthamore. Fordo, Natanz dhe Esfahan, të trija u goditën nga sulmet amerikane. I fshehur në një shpat mali në jug të Teheranit, Fordow besohet të jetë më thellë nën tokë se Tuneli i Kanalit që lidh Mbretërinë e Bashkuar dhe [...]Read More...

“Superbomba” 14 tonë/ SHBA lëshoi bombat gjigande “GBU-57” mbi centralet bërthamore në Iran

Tre janë vendet kryesore ku Irani dyshohet se pasuronte uranium, me qëllim zhvillimin e armëve bërthamore. Fordo, Natanz dhe Esfahan, të trija u goditën nga sulmet amerikane.

I fshehur në një shpat mali në jug të Teheranit, Fordow besohet të jetë më thellë nën tokë se Tuneli i Kanalit që lidh Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.

Për shkak të thellësisë, vetëm SHBA-të kanë llojin e bombës “shkatërruese të bunkerëve” mjaftueshëm të madhe për të sulmuar.

Ajo peshon 14 tonë dhe është në gjendje të depërtojë rreth 18 m beton ose 61 m dhe para se të shpërthejë. Superbombat e bukereve janë aq te renda sa mund te mbahen vetëm nga avionët bombardues B-2. Sipas mediave amerikane 12 bomba u përdoren për të goditur Fordo dhe Natanz dhe u përfshinë 6 avione B2 Spirit.

Për shkak të thellësive të tuneleve të Fordos, bomba nuk është e garantuar të jetë e suksesshme, por është e vetmja bombë që mund t’i afrohet.

Bombat shkatërruese të bunkerëve janë të projektuara për të shpërthyer dy herë. Një herë për të thyer sipërfaqen e tokës dhe përsëri pasi bomba të kete depërtuar në një thellësi të caktuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Natanzi, vendi tjetër kryesor i pasurimit të uraniumit në vend, u sulmua nga Izraeli në fillim të sulmeve të tij. Diplomatët me njohuri për Natanzin e përshkruajnë uzinën e tij nëntokësore me rreth tre kate nën tokë dhe besohet se ishte dëmtuar tashme nga sulmet izraelite.

Nderkohe baza berthamore ne Isfahan u godit me raketa, te cilat mund te lëshohen nga toka ose deti dhe te fluturojnë disa metra pranë tokës ne drejtim te objektivit.

Ende nuk është e qartë se çfarë dëmi ka shkaktuar sulmi amerikan në objektet bërthamore.

Organizata Iraniane e Energjisë Atomike tha se bombardimi i tre vendeve bërthamore ishte një shkelje barbare e ligjit ndërkombëtar.

Si Arabia Saudite ashtu edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thonë se nuk ka pasur rritje të niveleve të rrezatimit pas sulmit.