Swatch tërheq fushatën e reklamimit të kontestuar pas akuzave për racizëm
Prodhuesi zviceran i orëve, Swatch, ka tërhequr një fushatë reklamuese në mbarë botën pas akuzave për racizëm në Kinë. Kommentuesit e akuzuan kompaninë se po imiton talljet raciste mbi pamjen e syve të aziatikëve. Swatch ka kërkuar falje dhe ka njoftuar se ka marrë parasysh shqetësimet dhe ka hequr të gjitha reklamat përkatëse në mbarë […] The post Swatch tërheq fushatën e reklamimit të kontestuar pas akuzave për racizëm appeared first on Albinfo.

Prodhuesi zviceran i orëve, Swatch, ka tërhequr një fushatë reklamuese në mbarë botën pas akuzave për racizëm në Kinë. Kommentuesit e akuzuan kompaninë se po imiton talljet raciste mbi pamjen e syve të aziatikëve.
Swatch ka kërkuar falje dhe ka njoftuar se ka marrë parasysh shqetësimet dhe ka hequr të gjitha reklamat përkatëse në mbarë botën.
Në një imazh reklamuese për koleksionin Swatch Essentials, një model mashkull aziatik tërhoqi sytë e tij lart dhe pas me gishta – një pozë e njohur si “gjest me sy të pjerrët”. Imazhet u kritikuan ashpër online në Kinë, raporton agjencia e lajmeve Reuters, transmeton albinfo.ch.
Swatch publikoi një falje në llogarinë zyrtare të Instagramit të kompanisë të dielën:
“Kërkojmë ndjesë sinqerisht për çdo shqetësim apo keqkuptim që mund të ketë shkaktuar kjo.” Mesazhi ishte shpërndarë më parë edhe në rrjetin social Weibo, në versionin kinez dhe anglisht.
Aksionet e Swatch u ndëshkuan në bursë (-1.8%). Një pjesëmarrës i tregut i tha agjencisë së lajmeve AWP: “Gabime të tilla janë më shumë se të bezdisshme. Kina nuk ka qenë treg rritjeje për Swatch për një kohë. Dhe tani, përveç kësaj, ata po shqetësojnë klientët me një fushatë të dështuar reklamuese.”
Swatch, i cili prodhon gjithashtu markat Omega, Longines dhe Tissot, është shumë i varur nga tregu kinez, por ka pësuar një rënie të madhe të shitjeve atje gjatë gjashtë muajve të fundit. Pjesa e tregut e Kinës, Hong Kongut dhe Makao-së në shitjet totale të grupit ra në 24% brenda 18 muajsh, nga 33% më parë. Grupi parashikon një përmirësim të lehtë të konsumit në Kinë gjatë gjysmës së dytë të vitit.
The post Swatch tërheq fushatën e reklamimit të kontestuar pas akuzave për racizëm appeared first on Albinfo.