Swiss rikthen fluturimet e përditshme nga Cyrihu drejt Dubait

Swiss rikthen fluturimet e përditshme nga Cyrihu drejt Dubait

Kompania ajrore zvicerane SWISS ka njoftuar se nga 27 tetori do të rikthejë fluturimet e përditshme në linjën Cyrih–Dubai, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit të kompanisë, udhëtimet drejt Dubait do të realizohen sërish çdo ditë.

Fluturimet në këtë linjë ishin pezulluar në shkurt për arsye sigurie, pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Me rikthimin e linjës, SWISS synon të normalizojë sërish lidhjen ajrore të përditshme mes Zvicrës dhe Dubait./Albinfo.ch

The post Swiss rikthen fluturimet e përditshme nga Cyrihu drejt Dubait appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.