Sylvinho: Ndaj Serbisë synojmë fitoren

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të përballet të shtunën me Serbinë në “Air Albania”, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026, dhe trajneri Sylvinho ka dhënë një deklaratë të qartë: Shqipëria hyn në fushë për fitore, raporton albinfo.ch. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Sylvinho vlerësoi kundërshtarin, por u shpreh i bindur për potencialin […] The post Sylvinho: Ndaj Serbisë synojmë fitoren appeared first on Albinfo.

Sylvinho: Ndaj Serbisë synojmë fitoren

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të përballet të shtunën me Serbinë në “Air Albania”, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026, dhe trajneri Sylvinho ka dhënë një deklaratë të qartë: Shqipëria hyn në fushë për fitore, raporton albinfo.ch.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Sylvinho vlerësoi kundërshtarin, por u shpreh i bindur për potencialin e skuadrës kuqezi.

“Serbia ka ekip të fortë, ka lojtarë të mirë si Mitroviq, Vlahoviq, Joviq. Por edhe ne kemi lojtarë të mirë si Broja, Manaj, Uzuni, Bajrami e të tjerët për të cilët jam krenar,” u shpreh përzgjedhësi.

Duke folur për pritshmëritë nga kjo përballje me rëndësi të madhe, Sylvinho tha se ndeshja do të jetë e vështirë, por objektivi mbetet i qartë: “Kundërshtari ka ekip të mirë fizik. Shpresojmë të bëjmë ndeshje të bukur. Të gjithë trajnerët e përgatisin ndeshjen për ta fituar. Shpresojmë të dhurojmë ndeshje të bukur, janë 90 minuta të gjatë. Futemi në ndeshje për të marrë tri pikët.”

Ai gjithashtu theksoi se rruga drejt kualifikimit është ende e gjatë dhe kërkon përqendrim maksimal në çdo sfidë, raporton albinfo.ch.

The post Sylvinho: Ndaj Serbisë synojmë fitoren appeared first on Albinfo.