Tahiri përmend tri arsye pse nuk duhet votuar Hekuran Murati
Abelard Tahiri i ka përmendur tri arsye kryesore që sipas tij nuk bën të votohet Hekuran Murati. “Hekuran Murati i ka lënë jashtë pagës minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë: • Veteranët e UÇK-së • Familjet e Dëshmorëve • Invalidët e UÇK-së Paga minimale është minimumi i të ardhurave me të cilat

Abelard Tahiri i ka përmendur tri arsye kryesore që sipas tij nuk bën të votohet Hekuran Murati.
“Hekuran Murati i ka lënë jashtë pagës minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë:
• Veteranët e UÇK-së
• Familjet e Dëshmorëve
• Invalidët e UÇK-së
Paga minimale është minimumi i të ardhurave me të cilat një familje mund të mbijetojë, pra edhe prej kësaj i ka përjashtuar. Kjo është trashëgimia e tij si ministër – një njollë që do ta turpërojë gjithë jetën.
Si mund të votohet një i tillë për Kryetar të Kuvendit të Kosovës” shkruan Tahiri në reagim.