Tahiri: Petrit Hajdari do t’i japë Drenasit hovin e zhvillimit që e meriton
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri i ka uruar suksese kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari. Tahiri, në një postim në Facebook, është shprehur se Hajdari në rrugëtimin e tij profesional në administratën shtetërore, politikë dhe diplomaci, është i dëshmuar. “Jam i bindur se me këtë përvojë dhe […]

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri i ka uruar suksese kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari.
Tahiri, në një postim në Facebook, është shprehur se Hajdari në rrugëtimin e tij profesional në administratën shtetërore, politikë dhe diplomaci, është i dëshmuar.
“Jam i bindur se me këtë përvojë dhe vizion, si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Drenasit, Petriti do të dijë t’i trajtojë me seriozitet dhe përgjegjësi hallet dhe nevojat e qytetarëve dhe do t’i japë Drenasit hovin e zhvillimit që e meriton. Suksese në këtë kapitull të ri dhe të priftë e mbara, Petrit!”, ka shkruar Tahiri.