Tajvani, mbrojtje nga Kina/ Stërvitja e përvitshme ushtarake, përballë kërcënimit nga Pekini
Tajvani filloi të mërkurën stërvitjen e përvitshme 10 ditore, me synimin për t’u mbrojtyur nga kërcënimet që vijnë nga Kina. Stërvitjet e këtij viti në Han Guang mbahen pasi vendi tashmë ka në dorëzim disa armë të reja, nga tanket e deri të dronët. Uhstrimet e para ishin provë për t’u përballur me veprimet e [...]Read More...

Tajvani filloi të mërkurën stërvitjen e përvitshme 10 ditore, me synimin për t’u mbrojtyur nga kërcënimet që vijnë nga Kina.
Stërvitjet e këtij viti në Han Guang mbahen pasi vendi tashmë ka në dorëzim disa armë të reja, nga tanket e deri të dronët.
Uhstrimet e para ishin provë për t’u përballur me veprimet e Rojës Bregdetare Kineze dhe anijeve të milicisë detare që kanë sulmuar anijet tajvaneze.
Shqetësimet janë se Kina mund të nisë një pushtim dhe stërvitjet do të përfshijnë fortifikimin e porteve dhe pikave të mundshme të zbarkimit kinez në një ishull që ndodhet 160 kilometra larg bregdetit kinez.
Stërvitjet do të vazhdojnë pa ndërprerje për 10 ditë në kushte realiste duke marrë parasysh të gjitha mundësitë.
Stërvitjet në Tajvan vijnë gjatë tensioneve rajonale në rritje dhe provokimeve nga Kina dhe Ushtria e saj Çlirimtare Popullore.
Kina pretendon se Tajvani është territori i saj që do të aneksohet me forcë nëse është e nevojshme, ndërsa shumica dërrmuese e tajvanezëve dëshirojnë të bëhen plotësisht të pavarur./abcnews.al