Takimi Putin-Erdogan në Kinë, presidenti rus vlerëson rolin e Ankarasë në negociatat me Ukrainën
Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan në takimin e zhvilluar me presidentin rus Vladimir Putin, tha se Ankaraja po punon për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për luftën në Ukrainë. Gjatë takimit të tyre të mbajtur në samitit e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Kinë, të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu marrëdhëniet [...]Read More...

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan në takimin e zhvilluar me presidentin rus Vladimir Putin, tha se Ankaraja po punon për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për luftën në Ukrainë.
Gjatë takimit të tyre të mbajtur në samitit e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Kinë, të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe, iniciativat e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, sulmet e Izraelit në Gaza, si dhe zhvillimet në Siri.
Vladimir Putin falënderoi Turqinë për përpjekjet e saj në ndërmjetësimin e luftës në Ukrainë, duke shprehur besimin se Ankaraja do të vazhdojë të luajë një “rol të veçantë” në gjetjen e një zgjidhjeje.
Gjatë bisedës me homologun e tij turk, Putin tha se që nga maji janë mbajtur tre raunde bisedimesh të drejtpërdrejta ruso-ukrainase në Stamboll, duke vënë në dukje se këto takime ndihmuan në arritjen e përparimit në çështjet humanitare. Ai theksoi se kontributi i Ankarasë ishte thelbësor në krijimin e një hapësire për dialog, duke e përshkruar ndihmën turke si të rëndësishme.
Presidenti rus theksoi gjithashtu se bashkëpunimi me Turqinë për çështjet rajonale në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Kaukaz është i vendosur, i dobishëm dhe i bazuar në besim, duke shtuar se shkëmbimet e rregullta të pikëpamjeve në nivel presidencial ruajnë një “dialog konstruktiv” që është në përputhje me parimet e fqinjësisë së mirë.
/abcnews.al/