Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së

Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së

Futbollistët e rinj të Prishtinës, Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti, kanë marrë ftesë nga akademia e Paris Saint-Germain (PSG) për të marrë pjesë në një periudhë stërvitore në kampusin e klubit francez, transmeton albinfo.ch. 

Dy talentët kosovarë do të qëndrojnë në Francë nga 27 korriku deri më 9 gusht, ku do të kenë mundësinë të stërviten nën drejtimin e trajnerëve të akademisë së njërit prej klubeve më të mëdha në Evropë.

Ftesa për Ahmetin dhe Mehmetin vlerësohet si një njohje e potencialit të tyre, ndërsa përfaqëson një mundësi të rëndësishme për zhvillimin profesional dhe fitimin e përvojës në një ambient të nivelit më të lartë të futbollit evropian.

Pjesëmarrja në programin stërvitor të akademisë së PSG-së mund të shërbejë si një hap i rëndësishëm në karrierën e dy futbollistëve të rinj të Prishtinës./Albinfo.ch 

 

 

The post Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.