Talenti shqiptar Briken Zendeli nënshkruan kontratë profesionale me FC Rapid
Briken Zendeli, futbollisti i ri me prejardhje nga Balindolli i Gostivarit, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me klubin e njohur austriak, FC Rapid. I lindur më 4 janar 2010 në Vjenë, Zendeli luan si qendërmbrojtës dhe mesfushor defanziv. Pavarësisht moshës së re, ai është tashmë kapiten i kombëtares U16 të Austrisë, duke […] The post Talenti shqiptar Briken Zendeli nënshkruan kontratë profesionale me FC Rapid appeared first on Albinfo.

Briken Zendeli, futbollisti i ri me prejardhje nga Balindolli i Gostivarit, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me klubin e njohur austriak, FC Rapid.
I lindur më 4 janar 2010 në Vjenë, Zendeli luan si qendërmbrojtës dhe mesfushor defanziv. Pavarësisht moshës së re, ai është tashmë kapiten i kombëtares U16 të Austrisë, duke treguar aftësi të shkëlqyera lidershipi dhe potencial të lartë në fushë.
Ky hap i rëndësishëm shënon një fillim të madh në karrierën e tij futbollistike, dhe për pritshmëritë për të ardhmen flitet se janë shumë të mëdha, me shpresën se ai do të bëhet një nga talentet kryesore të futbollit europian.
The post Talenti shqiptar Briken Zendeli nënshkruan kontratë profesionale me FC Rapid appeared first on Albinfo.