Tarifat doganore, Trump: Jam i hapur për negociata

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv me të cilin vendosen tarifa doganore më të larta për dhjetëra vende në mbarë botën, me qëllim që të “ristrukturohet tregtia globale në favor të punëtorëve amerikanë”, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë. Tarifat e reja variojnë nga 10 deri në 41 për qind, me [...]Read More...

Tarifat doganore, Trump: Jam i hapur për negociata

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv me të cilin vendosen tarifa doganore më të larta për dhjetëra vende në mbarë botën, me qëllim që të “ristrukturohet tregtia globale në favor të punëtorëve amerikanë”, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Tarifat e reja variojnë nga 10 deri në 41 për qind, me tarifën më të lartë për Sirinë. Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut do t’i nënshtrohen një tarife prej 15 për qind.

Megjithatë, Donald Trump është shprehur se mbetet i hapur për të negociuar.

Në një intervistë për NBC News, presidenti amerikan siguroi se dera e tij është e hapur për oferta bindëse: “Kjo nuk do të thotë që dikush nuk mund të vijë pas katër javësh dhe të thotë se mund të arrijmë një marrëveshje,” tha ai.

Trump deklaroi se është i gatshëm të negociojë edhe me Kanadanë. Sa i përket mundësisë së rritjes së çmimeve për mallrat, Trump nuk u shfaq i shqetësuar.

“Çmimi i vetëm që është rritur është fakti që po hyjnë qindra miliarda dollarë,” u shpreh ai./abcnews.al