Tarifat e Trump ndezin alarm në industrinë farmaceutike evropiane, paralajmërohen pasoja

Vendimi i administratës Trump për të vendosur një tarifë 15% mbi ilaçet që importohen nga Bashkimi Evropian ka ngjallur shqetësim të thellë në radhët e industrisë farmaceutike europiane, e cila paralajmëron pasoja serioze për pacientët në të dyja anët e Atlantikut. Federata Evropiane e Industrive Farmaceutike (EFPIA), që përfaqëson kompani të mëdha si Bayer (Gjermani), […] The post Tarifat e Trump ndezin alarm në industrinë farmaceutike evropiane, paralajmërohen pasoja appeared first on Albinfo.

Tarifat e Trump ndezin alarm në industrinë farmaceutike evropiane, paralajmërohen pasoja

Vendimi i administratës Trump për të vendosur një tarifë 15% mbi ilaçet që importohen nga Bashkimi Evropian ka ngjallur shqetësim të thellë në radhët e industrisë farmaceutike europiane, e cila paralajmëron pasoja serioze për pacientët në të dyja anët e Atlantikut.

Federata Evropiane e Industrive Farmaceutike (EFPIA), që përfaqëson kompani të mëdha si Bayer (Gjermani), Novo Nordisk (Danimarkë) si dhe degë evropiane të gjigandëve amerikanë Pfizer dhe Johnson & Johnson, e ka cilësuar këtë masë si një hap të rrezikshëm dhe të paprecedentë.

Sipas EFPIA-s, tarifat e reja rrezikojnë të çrregullojnë zinxhirët e furnizimit të ilaçeve, të frenojnë investimet në kërkim dhe zhvillim, dhe të kufizojnë ndjeshëm aksesin e pacientëve në trajtime të reja dhe ekzistuese.

Organizata nënvizon gjithashtu se kjo masë shkel marrëveshjen e vitit 1995 të Organizatës Botërore të Tregtisë, e cila garanton tregti të lirë për produktet farmaceutike dhe përbërësit e tyre aktivë.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Komisionit Evropian ka bërë të ditur se BE-ja nuk do të vendosë tarifa ndaj importeve farmaceutike nga SHBA-ja, duke e quajtur vendimin e Uashingtonit “të njëanshëm” dhe të dëmshëm për besimin në tregtinë ndërkombëtare.

EFPIA bën thirrje për një qasje më të ekuilibruar dhe të qëndrueshme për financimin e inovacionit në sektorin farmaceutik global. Sipas saj, ka mënyra më efektive për të përmirësuar aksesin dhe zhvillimin në shëndetësi, pa cënuar sigurinë e pacientëve apo rritjen ekonomike.

The post Tarifat e Trump ndezin alarm në industrinë farmaceutike evropiane, paralajmërohen pasoja appeared first on Albinfo.