Të paktën 14 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë
Të paktën 14 persona janë vrarë – përfshirë edhe një shtetas amerikan – dhe 44 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me dronë dhe raketa të kryera nga Rusia ndaj Kievit, thanë zyrtarët ukrainas më 17 qershor. Zyrtarët thanë se forcat ruse kryen sulmin me raketa dhe dronë, duke shënjestruar disa qarqe të [...]Read More...

Të paktën 14 persona janë vrarë – përfshirë edhe një shtetas amerikan – dhe 44 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me dronë dhe raketa të kryera nga Rusia ndaj Kievit, thanë zyrtarët ukrainas më 17 qershor.
Zyrtarët thanë se forcat ruse kryen sulmin me raketa dhe dronë, duke shënjestruar disa qarqe të kryeqytetit ukrainas.
Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, tha se nëntë persona janë plagosur në qarkun Sviatoshinski dhe 11 të tjerë në Solomianski. Gjashtë persona janë hospitalizuar, ndërkaq edhe dy qarqe të tjera janë përballur me shpërthime të zjarreve pas sulmeve.
Klitschko tha se një amerikan 62 vjeç “vdiq në një shtëpi në qarkun Solomianski”.
Edhe pjesë të tjera të Ukrainës janë përballur me sulme, përfshirë edhe qytetin e Zaporizhjës, ku zyrtarët kanë raportuar për të paktën katër sulme.