“Të rriten shpenzimet për mbrojtjen”, Kryeministrja daneze: Rusia kërcënim për BE
Rusia është një kërcënim sigurie për Bashkimin Europian dhe industritë e mbrojtjes së kontrinentit e po ashtu të Ukrainës, duhet të rriten brenda 5 viteve të ardhshme. Ky ishte paralajmërimi i kryeministres daneze Mette Frederiksen në një fjalim para parlamentit europian që shënoi fillimin e presidencës së danimarkës në union. Ajo e cilësoi një gabim [...]Read More...

Rusia është një kërcënim sigurie për Bashkimin Europian dhe industritë e mbrojtjes së kontrinentit e po ashtu të Ukrainës, duhet të rriten brenda 5 viteve të ardhshme.
Ky ishte paralajmërimi i kryeministres daneze Mette Frederiksen në një fjalim para parlamentit europian që shënoi fillimin e presidencës së danimarkës në union.
Ajo e cilësoi një gabim të madh shkurtimin e shpenzimeve të mbrojtjes gjatë 3 dekadave të fundit. frederiksen theksoi se Rusia nuk po punon më vetëm, por ka mbështetje edhe nga Koreja e Veriut apo vende të tjera aleate.
” Riarmatimi ushtarak i Rusisë do të thotë se ata, për dy deri në pesë vjet, mund të përbëjnë një kërcënim të besueshëm ushtarak për Evropën dhe NATO. Dhe Rusia nuk po punon më vetëm. E shohim këtë në Ukrainë, Korenë e Veriut që furnizon ushtarë dhe municione, raketa nga Irani dhe teknologji ushtarake nga Kina. Duhet të veprojmë tani për t’iu përgjigjur këtij kërcënimi. Duhet të ndërtojmë një industri mbrojtëse evropiane shumë më të fortë. Duhet të investojmë më shumë.”
Zyrtarët europianë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Rusia përbën një rrezik të menjëhershëm për kontinentin dhe nuk kanë përjashtuar mundësinë që në të ardhmen, Vladimir Putin të sulmojë një vend anëtar të NATO.
Rusia është akuzuar për akte sabotimi, sulmesh kibernetike dhe fushata lajmesh të rreme – kryesisht për të dobësuar mbështetjen evropiane për Ukrainën. / abcnews.al