Të shtëna me armë zjarri në një bazë ushtarake në SHBA, pesë ushtarë të plagosur
Pesë ushtarë u plagosën në një sulm me armë zjarri në bazën ushtarake Fort Stewart në Georgia. Të plagosurit morën ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje dhe më pas u transportuan në spital dhe baza u bllokua përkohësisht derisa autori u arrestua. Sipas autoriteteve ameirkane autori i sulmit ishte një 28 vjeçar që kishte punuar [...]Read More...

Pesë ushtarë u plagosën në një sulm me armë zjarri në bazën ushtarake Fort Stewart në Georgia.
Të plagosurit morën ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje dhe më pas u transportuan në spital dhe baza u bllokua përkohësisht derisa autori u arrestua.
Sipas autoriteteve ameirkane autori i sulmit ishte një 28 vjeçar që kishte punuar në bazën Fort Stewart deri në vitin 2020.
Megjithatë, ende nuk dihet se cili mund të ketë qenë motivi i autorit të sulmit, i cili përveç plagosjes së njerëzve, përhapi terror edhe në shkollat përreth në zonë, pasi tre ndërtesa u bllokuan që nga momenti që u dëgjuan të shtënat.
E vendosur rreth 40 milje në jugperëndim të Savannah, Fort Stewart është baza më e madhe e ushtrisë amerikane në lindje të lumit Misisipi. Ajo është shtëpia e mijëra ushtarëve të caktuar në Divizionin e 3-të të Këmbësorisë së Ushtrisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
Për ngjarjen u informua edhe presidenti Donald Trump, teksa shtëpia e bardhë po i ndjek me kujdes zhvillimet e fundit nga Georgia.
/abcnews.al /