Të vegjlit e diasporës shqiptare nderojnë presidenten Osmani me lule

Nxënësit e diasporës shqiptare në Amerikë dhurojnë lule presidentes Osmani The post Të vegjlit e diasporës shqiptare nderojnë presidenten Osmani me lule appeared first on Albinfo.

Të vegjlit e diasporës shqiptare nderojnë presidenten Osmani me lule

Një moment i veçantë dhe emocionues u shënua në qytetin e Filadelfias, ku nxënësit e Shkollës Shqipe “Gjuha Jonë”, pjesë e diasporës shqiptare në SHBA, patën kënaqësinë dhe privilegjin të mirëpresin Presidenten e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë vizitës së saj historike në Shoqatën “Bijtë e Shqipes”, transmeton albinfo.ch.

Dy nxënës të dalluar, Amelia Prifti dhe Lean Bidika, i dhuruan lule Presidentes Osmani në emër të shkollës dhe komunitetit, duke shprehur respektin dhe dashurinë që diaspora shqiptare ruan për institucionet dhe liderët e shtetit amë.

Ky ishte një moment i paharruar, jo vetëm për fëmijët, por për gjithë komunitetin shqiptar në Filadelfia. Pritja ngrohtësisht simbolike me lule, mes emocioneve dhe krenarisë, pasqyron lidhjen e fortë shpirtërore mes diasporës dhe atdheut.

Vizita e Presidentes Osmani në Shoqatën “Bijtë e Shqipes” u cilësua nga organizatorët si historike, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale ndaj diasporës dhe veçanërisht ndaj brezit të ri që ruan gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar përtej oqeanit.

Presidentja Osmani, në fjalën e saj, shprehu mirënjohjen për kontributin e komunitetit shqiptar në SHBA dhe rolin që luan diaspora në forcimin e imazhit të Kosovës në botë. Ajo theksoi rëndësinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe vlerësoi përkushtimin e mësuesve, prindërve dhe vetë nxënësve.

Ky takim mbetet një kujtim i veçantë për fëmijët e diasporës – një histori që do të përcillet me krenari brez pas brezi.

The post Të vegjlit e diasporës shqiptare nderojnë presidenten Osmani me lule appeared first on Albinfo.