Temperaturat e larta dhe rreziku nga zjarret, Portugalia në gjendje gatishmërie
Portugalia kontinentale do të hyjë në gjendje gatishmërie nga mesnata e së dielës për shkak të rrezikut në përkeqësim të zjarreve si rezultat i “motit të nxehtë shumë të ashpër” me temperatura maksimale që pritet të variojnë nga 36 deri në 44 gradë Celsius. Njoftimi u bë të shtunën nga Ministrja e Administratës së Brendshme [...]Read More...

Portugalia kontinentale do të hyjë në gjendje gatishmërie nga mesnata e së dielës për shkak të rrezikut në përkeqësim të zjarreve si rezultat i “motit të nxehtë shumë të ashpër” me temperatura maksimale që pritet të variojnë nga 36 deri në 44 gradë Celsius.
Njoftimi u bë të shtunën nga Ministrja e Administratës së Brendshme Maria Lucia Amaral.
Do të jetë në fuqi deri në orën 23:59 të mbrëmjes, më 7 gusht.
“Ky vendim rrjedh nga temperaturat shumë të larta, nivelet e ulëta të lagështisë dhe nevojës për të miratuar masa parandaluese dhe të veçanta për t’iu përgjigjur rrezikut të zjarrit në një pjesë të madhe të Portugalisë kontinentale”, shpjegoi ministrja.