Tensione të forta dhe rezistencë nga protestuesit përballë policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës! Shoqërohen dy persona

Tensione të forta dhe rezistencë nga protestuesit përballë policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës! Shoqërohen dy persona

Një incident, një përplasje dhe tensione mes dy situatave brenda të njëjtës rrethanë janë regjistruar në bulevardin përballë Kryeministrisë. Fillimisht, disa protestues ishin ulur në bulevard, por më pas është hedhur një molotov në drejtim të autobotit.

Policia ka kaluar menjëherë në gatishmëri, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë. Pak metra më tutje, protestuesit janë përplasur me kordonin e policisë, ku efektivët kanë përdorur sprej me piper dhe më pas kanë shoqëruar dy persona si pasojë e përplasjeve.

“A e keni fëmijë, o kafshë, jeni plehra, jeni fundërrina!” – është dëgjuar të thotë protestuesja.

The post Tensione të forta dhe rezistencë nga protestuesit përballë policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës! Shoqërohen dy persona appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.