Tensione te Ministria e Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe autobotin me ujë për të larguar protestuesit

Tensione te Ministria e Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe autobotin me ujë për të larguar protestuesit

Situata është tensionuar para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit dhe për të mundësuar largimin e tyre nga godina.

Si pasojë e ndërhyrjes së forcave të policisë, një pjesë e madhe e qytetarëve janë larguar nga zona, duke mos arritur të vijojnë më tej protestën para Ministrisë.

Ndërkohë, disa protestues kanë tentuar të pengojnë lëvizjen e autobotit me ujë, duke i dalë përpara mjetit. Gjithashtu, ndaj efektivëve të policisë janë hedhur gurë, duke shtuar tensionet në vendngjarje.

Sipas raportimeve nga protesta, ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit sulmuan dhe dëmtuan sërish godinën e Ministrisë së Arsimit.

The post Tensione te Ministria e Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe autobotin me ujë për të larguar protestuesit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.