Tensionet në veri të Kosovës, kryeministri holandez: BE nuk duhet të drejtojë gishtin te fajtori, por të ndihmojë me situatën

Kryeministri i Holandës Mark Rutte, ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të ndihmojë  dhe jo të gjejë fajtorin mes Kosovës e Serbisë, për situatën e tensionuar në veri. “Nuk e di nëse duhet ta drejtojmë gishtin te fajtori, te Kosova ose Serbia, sepse kjo nuk e ndihmon situatën. Ne dëshirojmë të jemi ndihmues”, tha Rutte. […] The post Tensionet në veri të Kosovës, kryeministri holandez: BE nuk duhet të drejtojë gishtin te fajtori, por të ndihmojë me situatën appeared first on Newsbomb Albania.

Tensionet në veri të Kosovës, kryeministri holandez: BE nuk duhet të drejtojë gishtin te fajtori, por të ndihmojë me situatën

Kryeministri i Holandës Mark Rutte, ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të ndihmojë  dhe jo të gjejë fajtorin mes Kosovës e Serbisë, për situatën e tensionuar në veri.

“Nuk e di nëse duhet ta drejtojmë gishtin te fajtori, te Kosova ose Serbia, sepse kjo nuk e ndihmon situatën. Ne dëshirojmë të jemi ndihmues”, tha Rutte.

Këto deklarata Rutte i bëri gjatë vizitës së sotme në Kosovë, ku së bashku me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel, zhvilluan një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Kryeministri holandez tha se zgjidhja është aneksi i zbatimit të marrëveshjes bazë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në shkurt dhe mars. Ai u shpreh të dyja palët ankohen se pala tjetër nuk e zbaton marrëveshjen, por shtoi se duhet zbatuar çdo gjë dhe se duhet të punohet me një qasje “hap pas hapi”.

“Atë çfarë po themi është, keni bërë premtime të dyja palët – e di që ka shumë çështje të ndjeshme në këtë marrëdhënie, por besoj që çështja më kryesore dhe më e drejtë është që t’i përmbahemi udhërrëfyesit dhe planit dhe në momentin që BE fillon të gjejë fajtorë dhe të drejtojë gishtin, në momentin që e bëjmë këtë, e humbim pozicionin që të ndihmojmë”,   shtoi ai.

The post Tensionet në veri të Kosovës, kryeministri holandez: BE nuk duhet të drejtojë gishtin te fajtori, por të ndihmojë me situatën appeared first on Newsbomb Albania.