“Nuk më ka kontaktuar askush”, Akuzat për kopje, reagon Kiara Tito

Kiara ka krijuar brandin e saj të rrobave të banjës, për të cilin është shprehur se e kishte ëndërr. Mirëpo në media online është shkruar se ndaj moderatores janë hapur procedura ligjore, pasi një brand i njohur pretendon se moderatorja e ka kopjuar koleksionin e rrobave të banjës. Në lidhje me këtë lajm, e kontaktuar […]

“Nuk më ka kontaktuar askush”, Akuzat për kopje, reagon Kiara Tito

Kiara ka krijuar brandin e saj të rrobave të banjës, për të cilin është shprehur se e kishte ëndërr.

Mirëpo në media online është shkruar se ndaj moderatores janë hapur procedura ligjore, pasi një brand i njohur pretendon se moderatorja e ka kopjuar koleksionin e rrobave të banjës.

Në lidhje me këtë lajm, e kontaktuar nga Top Channel, Kiara Tito ka thënë se e gjitha është një gënjeshtër dhe se nuk është kontaktuar nga asnjë brand veshjesh për kopjim stili apo dizajni.

Ajo pohoi se kjo është një linjë që është dizenjuar dhe qepur enkas për brandin e saj.