Tërmet 7.6 ballë në Filipine, alarm për tsunami
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë Righter goditi të premten Filipinet jugore, ndërsa zyra lokale sizmike deklaroi se priten dëme dhe lëkundje pasgoditëse. Kreu i sizmologjisë filipinase, Teresito Bacolcol, deklaroi se agjencia e tij kishte lëshuar një alarm për tsunami. Tërmeti kishte epiqendrën rreth 20 kilometra nga qyteti Manay, në rajonin e Mindanaos, [...]Read More...

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë Righter goditi të premten Filipinet jugore, ndërsa zyra lokale sizmike deklaroi se priten dëme dhe lëkundje pasgoditëse.
Kreu i sizmologjisë filipinase, Teresito Bacolcol, deklaroi se agjencia e tij kishte lëshuar një alarm për tsunami.
Tërmeti kishte epiqendrën rreth 20 kilometra nga qyteti Manay, në rajonin e Mindanaos, në orën 9:43 me orën lokale.
“Parashikohet një cunam shkatërrues me dallgë të larta që mund të rrezikojnë jetën e njerëzve në bregdetin lindor të arkipelagut”, paralajmëroi Instituti Filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.
Agjencia u bëri thirrje banorëve të zonave bregdetare të prekura që të evakuohen “menjëherë drejt zonave më të larta”.
Deri tani nuk janë raportuar dëme ose viktima. Disa orë më vonë, në një njoftim tjetër, u tha se “nuk ekziston më asnjë kërcënim për cunami, pas këtij tërmeti”.
Ky tërmet vjen dy javë pas disa lëkundjeve të fuqishme që shkaktuan 74 viktima dhe rreth 72.000 të pastrehë në ishullin qendror Cebu.