Tërmeti 6.1 ballë godet Balikesir-in në Turqi, një viktimë dhe dhjetëra ndërtesa të shembura
Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi të dielën provincën perëndimore të Turqisë, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe dëme të mëdha materiale, shkruan DW, transmeton albinfo.ch. Sipas autoriteteve, epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Sindirgi, ndërsa dridhjet u ndjenë deri në Stamboll, rreth 200 kilometra larg. Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, njoftoi se viktima […] The post Tërmeti 6.1 ballë godet Balikesir-in në Turqi, një viktimë dhe dhjetëra ndërtesa të shembura appeared first on Albinfo.

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi të dielën provincën perëndimore të Turqisë, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe dëme të mëdha materiale, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Sipas autoriteteve, epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Sindirgi, ndërsa dridhjet u ndjenë deri në Stamboll, rreth 200 kilometra larg. Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, njoftoi se viktima ishte një 81-vjeçar, i cili humbi jetën pasi u nxor nga rrënojat. Gjithashtu, 29 persona u plagosën dhe 16 ndërtesa u shembën si pasojë e lëkundjeve.
Operacionet e kërkim-shpëtimit tashmë kanë përfunduar, pa gjetje të reja për viktima apo dëme shtesë. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u shprehu ngushëllime familjeve të prekura dhe uroi shërim të shpejtë për të lënduarit, duke theksuar se masat e ndihmës u morën menjëherë pas tërmetit.
Turqia gjendet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe shpesh përballet me tërmete shkatërruese. Në vitin 2023, një tërmet me magnitudë 7.8 shkaktoi mbi 53,000 viktima në vend, transmeton albinfo.ch.
The post Tërmeti 6.1 ballë godet Balikesir-in në Turqi, një viktimë dhe dhjetëra ndërtesa të shembura appeared first on Albinfo.