Më 25 tetor ndryshon ora: Akrepat kthehen një orë pas

Më 25 tetor ndryshon ora: Akrepat kthehen një orë pas

Ora dimërore këtë vit do të nisë më 25 tetor, kur akrepat e orës do të kthehen nga 03:00 në 02:00.

Sipas rregullave aktuale të BE-së, ora verore në vitin 2027 do të nisë më 28 mars, ndërsa do të përfundojë më 31 tetor.

Megjithatë, ky kalendar nuk do të thotë se ndryshimi i orës është i garantuar deri në vitin 2031. Nëse ndërkohë miratohen rregulla të reja të BE-së, kalimi dy herë në vit nga ora verore në atë dimërore mund të hiqet më herët.

Vendet e BE-së prej vitesh diskutojnë heqjen e ndryshimit të orës, por deri tani nuk kanë arritur marrëveshje se cilën orë do të mbajnë përgjithmonë./INA/

The post Më 25 tetor ndryshon ora: Akrepat kthehen një orë pas appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.