Teuta Selimi sërish krah djemve të saj: ‘Asgjë s’krahasohet me ta’

Teuta Selimi sërish krah djemve të saj: ‘Asgjë s’krahasohet me ta’

Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e saj private, duke publikuar një fotografi krah dy djemve të saj, Matisit dhe Noarit.

Artistja, e cila ndër vite ka qenë mjaft e rezervuar sa i përket jetës familjare, këtë herë ka zgjedhur të shprehë publikisht dashurinë për të bijtë, duke e cilësuar amësinë si profesionin më të bukur.

“Profesioni ma i bukur: Nana e djemve. Boll e du muzikën, po kurrgja s’krahasohet me djemt e mi”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.

Ky publikim vjen pas një periudhe jo fort të lehtë për këngëtaren, e cila është përballur me sfida dhe stuhi në jetën personale. Megjithatë, Teuta ka preferuar ta ruajë privatësinë, duke mos u ndalur publikisht në zhvillimet që kanë nxitur interesin e mediave rozë.

Kujtojmë se edhe në korrik të këtij viti, këngëtarja kishte bërë një dedikim emocional për Matisin dhe Noarin, me fjalët “Deri n’frymën e fundit”.

Pavarësisht sfidave, karrierës së gjatë dhe përkushtimit ndaj muzikës, Teuta e ka bërë të qartë se roli i nënës mbetet mbi gjithçka tjetër në jetën e saj.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.