Theret me thikë një person në Podujevë

Në pasditen e sotme në Podujevë është therur një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor. “Sot rreth orës 15:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë”, ka thënë  zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast

Theret me thikë një person në Podujevë

Në pasditen e sotme në Podujevë është therur një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 15:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë”, ka thënë  zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar”.

Policia ka njoftuar se tashmë ka nisur hetimin e rastit.