OVL-UÇK thërret protestuesit të mblidhen sot në sheshin e Prishtinës

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka bërë thirrje për pjesëmarrje sot në sheshin e Prishtinës.
Në një njoftim të publikuar në Facebook, OVL-UÇK u ka bërë thirrje kategorive të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarëve që të mblidhen në sheshin e Prishtinës, duke theksuar se duhet të jenë të bashkuar dhe me dinjitet.
“Për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.
The post OVL-UÇK thërret protestuesit të mblidhen sot në sheshin e Prishtinës appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



