Gani Geci thotë se fjalimi i Fatos Gecit ishte i ndikuar: Prapa tij qëndron një njëri i afërt i Kurtit e Konjufcës

Gani Geci thotë se fjalimi i Fatos Gecit ishte i ndikuar: Prapa tij qëndron një njëri i afërt i Kurtit e Konjufcës

Deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, për ish-presidentin Hashim Thaçi kanë vazhduar të nxisin reagime.

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, i cili është edhe familjar i deputetit të VV-së, ka thënë se fjalimi i mbajtur në Kuvend nuk ka qenë i rastësishëm, por i ndikuar nga një figurë brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

“Dua të inkuadrohem për ata që u distancuan nga fjalimi i Fatos Gecit. E kam fjalën për të VV-së se prapa atij fjalimi qëndron një prej deputetëve të LVV-së, njeri i afërt i Albin Kurti dhe Glauk Konjufcës… ia ka thënë letrën njeri deputet i LVV-së”, ka thënë Geci në Debat Plus.

Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.