LIVE/ Tirana po shkon “flakë”, protesta vijon, përplasje mes protestuesve dhe policisë

LIVE/ Tirana po shkon “flakë”, protesta vijon, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Trazirat në qendër të kryeqytetit shqiptar po vijojnë me tensione të larta, ndërsa protestës i janë bashkuar grupe të ndryshme shoqërore e politike, përfshirë studentë, pedagogë, artistë dhe mbështetës të partive opozitare.

Përplasjet më të ashpra po zhvillohen në Sheshin “Skënderbej” dhe përgjatë rrugës “George W. Bush” përballë Kuvendit të Shqipërisë, ku persona të maskuar po hedhin gurë, molotovë, fishekzjarrë dhe po përdorin lazerë kundër kordonit policor.

17:00 Përshkallëzohet protesta para Kuvendit të Shqipërisë, të rinjtë hedhin gurë drejt policisë, efektivët përgjigjen me ujë dhe gaz lotsjellës

Protesta para Kuvendit të Shqipërisë është përshkallëzuar, pasi disa të rinj kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të Policisë.

Në përgjigje, forcat e rendit kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.

 


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.