Tony Blair mund të udhëheqë një autoritet tranzitor në Gaza pas përfundimit të luftës

Ish-kryeministri britanik Tony Blair po shqyrton mundësinë për të udhëhequr një autoritet tranzitor ndërkombëtar në Gaza pas përfundimit të luftës, me mbështetje nga SHBA, OKB dhe vendet e Gjirit. Ky autoritet – i quajtur Gaza International Transitional Authority (GITA) do të kishte mandat pesëvjeçar dhe synon t’i kalojë gradualisht kontrollin palestinezëve. Fillimisht do të vendosej [...]Read More...

Tony Blair mund të udhëheqë një autoritet tranzitor në Gaza pas përfundimit të luftës

Ish-kryeministri britanik Tony Blair po shqyrton mundësinë për të udhëhequr një autoritet tranzitor ndërkombëtar në Gaza pas përfundimit të luftës, me mbështetje nga SHBA, OKB dhe vendet e Gjirit. Ky autoritet – i quajtur Gaza International Transitional Authority (GITA) do të kishte mandat pesëvjeçar dhe synon t’i kalojë gradualisht kontrollin palestinezëve. Fillimisht do të vendosej në Egjipt dhe më pas do të zhvendosej në Gaza pasi të stabilizohej situata.

Zyra e Blair ka deklaruar se ai nuk do të mbështesë asnjë plan që parashikon zhvendosjen e popullsisë palestineze.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur aktorë ndërkombëtarë po diskutojnë modele të ndryshme për rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës. Ndërkohë, disa vende – përfshirë Britaninë, Francën dhe Kanadanë, kanë njohur zyrtarisht Shtetin e Palestinës dhe kanë rikonfirmuar mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete. Izraeli dhe SHBA e kanë kundërshtuar këtë hap, duke e cilësuar si “shpërblim për Hamasin”.

Konflikti vijon pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe ofensivës së Izraelit që ka shkaktuar mbi 65,000 viktima palestineze, sipas autoriteteve në Gaza. OKB ka akuzuar Izraelin për gjenocid akuzë e mohuar nga Tel Avivi.