Trafiku i kokainës nga Amerika Latine, Gjykata e Posaçme lë në burg shtatë të arrestuarit

Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e arrestit në burg për 7 personat e arrestuar në kuadër një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit të tonaletave me kokainë, nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Ndërkohë personi i tetë pritet të dalë para gjykatës së Tiranës

Trafiku i kokainës nga Amerika Latine, Gjykata e Posaçme lë në burg shtatë të arrestuarit

Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e arrestit në burg për 7 personat e arrestuar në kuadër një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit të tonaletave me kokainë, nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë personi i tetë pritet të dalë para gjykatës së Tiranës, për shkak se nuk ka qenë pjesë e procedimit penal, dhe është arrestuar gjatë operacionit në kushtet e flagrancës pasi dispononte armë pa leje.

Mes të dyshuarve është edhe ish-drejtuesi i policisë Erjon Dani, që akuzohet se ka nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS duke ua vënë në dispozicion anëtarëve të grupit kriminal, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

Sipas SPAK, këta shtetas janë përgjegjës për trafikimin e rreth 3.8 tonë kokainë, ndërsa janë të dyshuar edhe për disa raste të korrupsionit të zyrtarëve të drejtësisë.

Burime pranë organit hetues konfirmuan se dy nga 5 personat e shpallur në kërkim ka të dhëna që ndodhen në Dubai dhe 3 të tjerë në vendet e Bashkimit Europian, nga të cilët janë edhe disa nga personat e dyshuar si organizatorë.

Përkatësisht arrest në burg është caktuar për:

-Arjan Gjata
-Vilson Roçi
-Musa Gjikola
-Akil Alushi
-Jani Meçja
-Selami Lushkaj
-Erjon Dani