Gjakovë: 29-vjeçari humb jetën nga goditja e kranit

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, në rrugën Pjetër Pogdani, afër shkollës “Mehmet Akif”, ku një punëtor 29-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në lartësi me kran. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në ora 16:20, kur viktima me inicialet L.F. po punonte në terren. Raportohet se krahu i kranit, i cili po bartte materiale, ka goditur atë, duke e rrëzuar nga lartësia në tokë. Lëndimet e marra kanë qenë fatale dhe ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Pas incidentit, ekipet policore dhe emergjente janë angazhuar menjëherë, duke konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është marrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia e Kosovës dhe inspektorati i punës kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të këtij aksidenti tragjik. Burimi i lajmit: Shënim:



