Tragjedi në Indi, rrëzohet avioni/ 244 persona në bord, vetëm një i mbijetuar
Nje person qe ishte ne bordin e avionit qe u rrezua ne Indi, I ka mbijetuar tragjedise. Pamjet e shprendara ne rrjetet sociale treguan 40 vjecarin britanik Vishwash Kumar Ramesh duke shkruar ne spital me plage ne sy, ne gjoks dhe ne kembe. Ai tregoi per mediat indiane se dëgjoi një zhurmë të madhe rreth [...]Read More...

Nje person qe ishte ne bordin e avionit qe u rrezua ne Indi, I ka mbijetuar tragjedise. Pamjet e shprendara ne rrjetet sociale treguan 40 vjecarin britanik Vishwash Kumar Ramesh duke shkruar ne spital me plage ne sy, ne gjoks dhe ne kembe.
Ai tregoi per mediat indiane se dëgjoi një zhurmë të madhe rreth 30 sekonda pas ngritjes përpara se avioni të rrëzohej.
“Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. U frikësova, u ngrita dhe vrapova. Kishte copa të avionit përreth meje. Dikush më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital”, tha ai.
Vishwash ishte ne avion me vellane e tij, per fatin e te cilit ende nuk dihet asgje
Ne bordin e avionit qe kishte destinacion aeroportin Gatwick ne Londer, ndodheshin 232 pasagjere dhe 12 anetare te ekuipazhit. Deri tani jane gjetur 204 trupa dhe shpresat per te gjetur te mbijetuar te tjere jane te paketa, teksa numri I viktimave mund te jete shume me I larte, pasi avioni u rrezua ne nje konvikt mjekesh ne nje zone te banuar. Në mesin e pasagjerëve ishin 169 shtetas indianë, 53 britanikë, një kanadez dhe 7 shtetas portugezë.
Autoritetet nuk kane dhene ende nje shkak per rrezimin e avionit, por nje ekspert I tha Associated Press se disa pjese te mjetit nuk ishin te rregulluara si duhet per fluturim.
Sipas faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar24, avioni ishte Boeing 787-8 Dreamliner, një nga avionët e udhëtarëve më modernë në përdorim. ky është aksidenti i parë në histori që përfshin një avion te nje modeli te tille, që prej fillimit të përdorimit të tij në linjat ajrore.
Kompania ajrore Air India ka thene se do te ndaje 86 mije paund dëmshpërblim per familjaret e ccdo personi qe humbi jetën ne aksident. Nderkohe drejt vendngjarjes, janë nisur hetues britanike dhe amerikane per te zbuluar me shume per shkakun e tragjedisë.
Lideret boterore kane shprehur ngushëllimet per ngjarjen e rende dhe kane ofruar mbështetjen e tyre per te prekurit. Reagim ka pasur nga kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron, familja mbreterore britanike dhe shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. / abcnews.al