Tragjedi në Indonezi, fundoset trageti pranë Balit, gjashtë viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pranë ishullit turistik të Balit në Indonezi, ku të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas fundosjes së një trageti. Sipas raportimeve, trageti transportonte 53 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në momentin kur u fundos, të mërkurën në orën 23:20 me orën [...]Read More...

Tragjedi në Indonezi, fundoset trageti pranë Balit, gjashtë viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pranë ishullit turistik të Balit në Indonezi, ku të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas fundosjes së një trageti.

Sipas raportimeve, trageti transportonte 53 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në momentin kur u fundos, të mërkurën në orën 23:20 me orën lokale. Mjeti lundrues po udhëtonte nga Banyuwangi, në bregun lindor të ishullit Java, drejt Balit.

Zyra e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit ka konfirmuar se 31 persona janë shpëtuar deri tani, ndërkohë që përpjekjet për kërkim dhe shpëtim vazhdojnë me intensitet.

Autoritetet kanë nisur një hetim mbi shkaqet e aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, operatori i tragetit kishte sinjalizuar probleme me motorin pak përpara se të ndodhte fundosja. Një zyrtar lokal, duke iu referuar mediave vendase, ka përmendur gjithashtu motin e keq si një nga shkaqet e mundshme.

Lista e publikuar nga autoritetet tregon se shumica e të mbijetuarve janë banorë të qytetit bregdetar të Banyuwangit, ndërsa të tjerë vijnë nga pjesë të brendshme të ishullit Java.

Dëshmitë e pasagjerëve të mbijetuar hedhin dritë mbi momentet dramatike gjatë fundosjes. Njëri prej tyre, Imron, tregoi se anija u anua tri herë para se të përmbysej, dhe në herën e fundit, uji kishte hyrë brenda në kabinë. Ai arriti të notonte në një hapësirë të zbrazët të tragetit dhe të hidhej në det, ku më pas u shpëtua nga një peshkatar.

Një tjetër i mbijetuar, Bejo Santoso, i tha agjencisë Antara se anija u përmbys vetëm tre minuta pasi nisi të lëkundej. “Arrita të hidhesha në momentin e fundit”, u shpreh ai.

Itinerari në fjalë është ndër më të frekuentuarit në Indonezi, i përdorur shpesh nga vendasit që udhëtojnë mes ishujve Java dhe Bali

Pamjet e publikuara nga agjencia e lajmeve Antara tregojnë ambulanca në gatishmëri dhe banorë të shqetësuar që presin lajme për të afërmit e tyre.

Ndërkohë, aksidentet detare mbeten një problem i vazhdueshëm në Indonezi, për shkak të mangësive në zbatimin e rregullave të sigurisë./abcnews.al